Home / Kryesoret / Të përmbyturit edhe sot mund të paraqiten për pagesë të kompensimit

Të përmbyturit edhe sot mund të paraqiten për pagesë të kompensimit

Qytetarët nga rajonet e përmbytura edhe sot duhet t’i paraqesin në Ministrinë e Financave bankat afariste në të cilat duan t’u paguhet kompensimi në para. Këtë mund ta bëjnë nga ora 08:30 deri në orën 19 në numrat e telefonave vijues: 02/3255-578, 02/3255-586, 02/3255-743 dhe 02/3255-742 , si dhe me dërgim të SMS porosive me emër dhe mbiemër dhe emrin e bankës deri te kompetentët në Ministrinë e Financave në 070 271 410.

Nga Ministria e Financave theksojnë se  të gjithë personat të cilët u evidentuan nga Komisioni për vlerësimin e dëmeve në rajonet e përfshira nga përmbytjet në rajonin e Shkupit dhe Tetovës se do të përfshihen me pagesën e kompensimi të mjeteve në pajtim me dinamikën me të cilën të dhënat arrijnë deri te Ministria e Financave.

Paraqitja filloi të shtunën edhe në dy ditët e fundit një numër i madh i personave i kanë dorëzuar të dhënat për bankat, ndërsa mblidhen posaçërisht për personat të cilët gjenden në listën që është dorëzuar nga ana e Komisionit për vlerësimin e dëmit.

Të dhënat dhe numrin telefonit, qytetarët mund t’i dorëzojnë edhe në e-postën vijuese finance@finance.gov.mk.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *