Home / Kryesoret / Të shtëna nderi në prag të Ditës së ARM-së

Të shtëna nderi në prag të Ditës së ARM-së

Armata e Republikës së Maqedonisë (ARM) këtë vit shënon 24 vjet nga formimi.

Në prag të shënimit të nesërm të Ditës së Armatës, delegacionet nga Qeveria, Kuvendi, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së do të vendosin lule para Monumentit të Varrezave të partizanëve, varrezat e ish-presidentëve dhe komandantëve supremë Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov, në varrin e gjeneral Mihailo Apostolski dhe para pllakës përkujtimore të mbrojtësve të vdekur nga viti 2001.

Delegacionin qeveritar do ta kryesojë zëvendëskryeministri dhe ministër për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski.

Sonte do të mbahet tradicionalisht  të shtëna nderi me të shtëna të dhjetë batareve nga armët artilerike të batalionit artilerik të ARM-së në kazermën “Ilinden”.

Këtë vit, Dita e ARM-së do të shënohet në mënyrë simbolike për shkak të ngjarjeve tragjike me përmbytjet në rajonin e Shkupit. Ushtarët e ARM-së nga e shtuna kur kanë ndodhur vërshimet, vazhdimisht janë në terren në vendet e banuara në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës ku morën pjesë në shpëtimin dhe evakuimin e popullatës, ndërsa më vonë edhe në përballjen me pasojat nga vërshimet.

Vendimi për shënimin simbolik të Ditës së ARM-së u soll dje nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nesër para Ministrisë së Mbrojtjes, në kuadër të shënimit, do të mbahet rreshtim i pjesëtarëve të ARM-së dhe të së punësuarve në Ministri.

Më 18 gusht të vitit 1943 në Sllavej Pllanina, në rajonin e Debarcës, u formua batalioni “Mirçe Acev”, i cili konsiderohet si formacioni i parë i organizuar i LNÇ-së së Maqedonisë. Dita e formimit të batalionit konsiderohet si ditëlindja e ARM-së

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *