Home / Kryesoret / Tetovarët i humbin shpresat për “Bllagoja Toskën”

Tetovarët i humbin shpresat për “Bllagoja Toskën”

Qytetarët e Tetovës i kanë humbur shpresat për ndërtimin e bulevardit “Bllagoja Toska”. Pas premtimeve të një pasnjëshme të krerëve komunal që nga viti 2009 e deri sot nuk është ndërtuar as një metër rrugë në këtë bulevard. Vite më parë edhe udhëheqësi i sektorit për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore Hysen Demiri ka thënë në vitin 2014 se jemi në fazën përfundimtare të regjistrimit të parcelave pasi të regjistrohen parcelat atëherë ndërmarrja që e ka fituar tenderin për vlerësimin e tokës duhet të del në teren dhe të bëjë vlerësimin dhe të nisë eksproprijimin e parcelave aty, dhe pas përfundimit të këtyre rregullave të nise puna në teren.

Gjithashtu edhe kryetarja e komunës së Tetovës në vitin 2014 tha se në prioritetet e komunës së Tetovës për vitin 2014, do të jetë gjithsesi rruga Bllagoja Toska, në më shumë aspekte, edhe të riparimit, zgjerimit, hapjes e kështu me radhë, por tani jemi në vitin 2016 dhe rruga është përkeqësuar.

Sot ky bulevard është shndërruar në një vend parkim të qytetarëve që që kryejnë punë në spital, një rrugë ku qentë endacak kanë krijuar shtëpitë e tyre dhe dhjetëra familje të bllokuara.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *