Home / Kryesoret / Toni Jakimovski, shef i kabinetit të Mijallkovit te Janeva

Toni Jakimovski, shef i kabinetit të Mijallkovit te Janeva

Toni Jakimovski, shef i kabinetit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov dhe i dyshuari i dytë në rastin “Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike sot u mor në pyetje.

Jakimovski është njëri prej 56 personave të falur nga lista e abolimit kolektiv të presidentit Gjorgje Ivanov, listë e cila tani është e tërhequr.

“Fortesa” është hetimi i tretë i PSP-së, që u publikua me 30 mars, me pesë të dyshuar të cilët ngarkohen se vitin e kaluar e kanë shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare për t`i prishur mjetet e përgjimit nga përgjimet ilegale në vlerë prej 10 milion euro.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *