Home / Kryesoret / Trajanov: Tash është koha që të formohet qeveria teknike

Trajanov: Tash është koha që të formohet qeveria teknike

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov ka deklaruar se tanimë janë krijuar kushtet për formimin e qeverisë teknike, e cila duhet që t`i përshpejtoje proceset dhe t`i zbatoje zgjedhjet.

“Lista zgjedhore nuk do të mundet që deri në fund të pastrohet, ndikimi i kryeredaktorit në RTVM do të jetë i limituar, pasi që pjesa dërmuese e funksioneve janë në kompetenca të drejtorit të RTVM-së, ndërsa Ad hok trupi që ende nuk është kompletuar, nën supozimin që të kompletohet nuk do të mund që të kryej monitorimin e punës së mediave pa pasur logjistikë në agjencinë për veprimtari radiodifuzive. Në bazë, mendoj se gjendjet me listën janë të njohura, këtu ka përmirësime, ndërsa dy punët tjera nuk do të ndikojnë për kredibilitetin e zgjedhjeve, edhe pse është mirë që të plotësohen”, deklaroi Pavle Trajanov, kryetar i LD-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *