Home / Lajme / Botë / Tramp për herë të parë shprehu keqardhje se ndonjëherë flet pa menduar

Tramp për herë të parë shprehu keqardhje se ndonjëherë flet pa menduar

Kandidati për president i SHBA-së i Partisë Republikane Donald Tramp për herë të parë në fushatën parazgjedhore publikisht pranoi se ndonjëherë flet pa menduar, dhe shprehu keqardhje për këtë.

“Ndonjëherë në vatrën e debatit, derisa flet në disa tema në të njëjtën kohë, nuk zgjedh fjalët adekuate ose flet pa menduar atë që nuk duhet. Më ka ndodhur edhe mua”, pranoi Tramp.

“A besoni ose jo, më vjen keq për këtë, veçanërisht kur dikujt i kam shkaktuar dhimbje”, theksoi ai në mitingun në Sharlot.

Tramp u premtoi të pranishmëve se “çdo herë do ta tregojë të vërtetën”.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *