Home / Kryesoret / Trupi ad hok me thirrje për paraqitje të anëtarit të pestë

Trupi ad hok me thirrje për paraqitje të anëtarit të pestë

Anëtarët e Komisionit të përkohshëm të sapoformuar për ndjekjen e prezantimit medial sot për herë të parë u takuan në Agjencinë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele, në të cilën është dakorduar mënyra në të cilën do të zgjidhet anëtari i pestë i Komisionit.

Komisioni i përkohshëm dërgoi thirrje deri te të gjithë të interesuarit të aplikojnë për anëtarësim në këtë trup. Biografitë e tyre ata mund t’i dorëzojnë në contact@avmu.mk, ndërsa afati për dorëzimin e tyre është 21 gushti.

Në takimin e sotëm morën pjesë Cvetin Çilimanov, Sllagjana Dimishkova dhe Lubomir Kosotvski, ndërsa ka munguar Goran Trepenoski,  i cili ka qenë në udhëtim jashtë vendit.

Katër anëtarët e trupit të cilët u propozuan nga ana e partive duhet me konsensus të dakordohen për anëtarin e pestë, i cili sipas marrëvehsjes pritet të jetë shqiptarë.

Mandati i Trupit

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *