Home / Kryesoret / Tv Koha:Uji në qytetin e Tetovës i pastër për pije

Tv Koha:Uji në qytetin e Tetovës i pastër për pije

Ditëve të fundit popullata e Tetovës gjithnjë është në panikë lidhur me ujin e pijshëm dhe pastërtinë e të njejtit. Rrjete sociale janë stërmbushur me informacione për ujin e ndotur në disa çezma në Tetovë.Rasti I fundit është denoncuar në një ndërtesë afër shkollës së mesme ekonomike në Tetovë. Sipas qytetarëve uji I përzier me materie të panjohur ka rrjedhur për një kohë të shkurtë dhe më pas sërish është pastruar. Në ndërkohë sot redaksia e Televizionit Koha përmes telefonit kemi kontaktuar me qendrën për Shëndet Publik gjegjësisht mjekun Ratko Davidovski, I cili tha se për rastin në fjalë kanë dalur në teren por analizat kanë treguar se ajo përzierje e ujit ka zgjatur shkurt dhe më pas uji ka qenë në gjendje të mirë. “Mund të them se ne bëjmë analiza të shpeshta të ujit në qytetin e Tetovës dhe I njejti është I pastër dhe mund të pihet.Analizat tona këtë e tregojnë ndërsa rastet e këtilla edhe mund të ndodhin por mund të jetë vetëm në një banesë apo shtëpi dhe nuk mund të përgjithësohet  gjendja e ujit në tërë qytetin e Tetovës, sepse analizat tregojnë se uji është I pastër dhe I pijshëm.Ne nuk mund të japim dezinformata ngase edhe vetë si qytetarë dhe familje përdorim këtë uj që e përdorin të gjithë qytetarët, prandaj apeloj që të mos ketë panikë të popullata për ujin e pijshëm” tha Davidovski.Në ndërkohë problemet me ujin e pijshëm gjithnjë janë aktualizuar pas punimeve që kryen ELEM në Kodrën e  Diellit dhe ka dëmtuar dia gypa.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *