Home / Kryesoret / Vazhdojnë kërkimet për foshnjën 16 muajshe

Vazhdojnë kërkimet për foshnjën 16 muajshe

Në rajonet e përmbytura të Shkupit pjesëtarët e ushtrisë po vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur. Ata janë vënë në kërkim edhe të foshnjës 16 muajshe nga Hasanbegu, e cila po kërkohet edhe nga familjarët e saj dhe nga shumë të rinj që vullnetarisht janë ofruar për të gjetur vogëlushen e zhdukur gjatë përmbytjeve.

Në ndërkohë, një grua dhe vajza e saj e mitur janë gjetur mbrëmjen e kaluar në një fushë të përmbytur në afërsi të qarkores së Shkupit. Atyre në ndihmë i’u ka dal Besim Veseli, një banor i fshatit Hasanbeg. Ai kishte ndaluar në autostradë për të parë dëmet nga vërshimet, kur vërejti në baltë një dorë duke kërkuar ndihmë. Ai sqaron pasi është afruar ka parë një grua rreth të dyzetave me vajzën e saj të mitur të zhytura në baltë. Pasi i ka nxjerr nga balta, ai i ka futur në makinë e tij dhe më pas ia ka dorëzuar një autoambulance të cilën e ka takuar në lagjen Maxhari

Ndërkaq, në këto rajone shfaqen shenjat e para të infeksioneve tek banorët e zonave të përmbytura, Hasanbeg dhe Stajkovcë. Banorët thonë se me rritjen e temperaturave janë shfaqur gjithashtu edhe shumë insekte të ndryshme.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *