Home / Kryesoret / Vërshimet, EVN normalizon furnizimin me energji elektrike

Vërshimet, EVN normalizon furnizimin me energji elektrike

Kompania EVN Maqedoni ka njoftuar se po normalizon furnizimin me energji elektrike në 2 mijë shtëpi të tjera në rajonet më të goditura nga përmbytjet. Nga gjithsej 110 trafo të cilat nuk ishin në funksion nga moti i keq javën e kaluar, thuajse të gjitha tani janë me tension elektrik. Edhe më tej po punohet për largimin e defekteve në dhjetëra trafo të cilat janë nën ujë. Po punohet edhe në riparimin e rrjetit shpërndarës në pjesët e goditura nga ujërat e mëdha. Edhe më tej vlen apeli për qytetarët që t’i shkyçin siguresat nëse kanë kuti të reja ose t’i heqin siguresat nëse kanë kuti më të vjetra. Kjo duhet të respektohet që të evitohen pasojat e padëshiruara pasi nëpër shtëpi ka mure të lagura, aparate elektrike me lagështi dhe kabllo. EVN ka apeluar që me qëllim të shmangies së ndonjë fatkeqësie qytetarët të mos punojnë kokë më vete dhe vazhdimisht të koordinohen me ekipet e EVN Maqedoni. Çdo kund ku është e sigurt do të vendoset energjia elektrike. Pa rrymë edhe më tej do të mbesin vetëm ato shtëpi ku nuk është e sigurt kyçja e saj dhe konsumatorët të cilët vetë nuk duan të kyçen deri sa të bëjnë riparimin e instalimit të brendshëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *