Home / Lajme / Kronika e zezë / Vidhen 240 litra derivat nafte nga kamionë në qarkoren në Stajkovc

Vidhen 240 litra derivat nafte nga kamionë në qarkoren në Stajkovc

Policia dje ka regjistruar një grabitje të rëndë dhe dy grabitje të tjera në Stajkovc, Creshevë dhe Ekonomi, vende të goditura nga vërshimet.

Sipas njoftimit nga policia, grabitja e rëndë është bërë në qarkoren e Stajkovcit, ku autor i panjohur me përdorimin e një mjeti të fortë i ka hapur rezervoarët e tre automjeteve të transportit, pronë e “Ilinden SHA” Strugë, ku ka marrë 240 litra derivat nafte.

Në fshatin Creshevë nga oborri janë vjedhur nëntë  shufra  hekuri me gjatësi prej 12 metrash për copë, 210 tela prej hekuri, derisa në Ekonomi (Hasanbeg) gjithashtu nga oborri është marrë një celular.

Ndërmerren masat për gjetjen e autorëve dhe për pastrimin e plotë të veprës penale.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *