Home / Kryesoret / Zaev: Do të kërkojmë llogari për vërshimet

Zaev: Do të kërkojmë llogari për vërshimet

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka dhënë një shembull konkret se si duhet qëndruar në krah të popullit në momentet më kritike të tyre, pa bërë asnjë dallim etnik e fetar.

Ai ka vënë në dispozicion të ndihmës së banorëve të fshatrave të Shkupit të kapluara nga vërshimet të gjitha kapacitetet e Komunës së Strumicës, dhe partisë së tij LSDM. Edhe pse është lider i njërës prej partive më të mëdha opozitare në vend, dhe nesër ka gjasa që të bëhet kryeministër, i njëjti nuk ngurron aspak që t`i ndihmoje banorëve në përballjen me pasojat nga fatkeqësia natyrore.

Një shembull të këtillë nuk e kanë dhënë asnjë lider shqiptar në Maqedoni, nga partitë në pushtet, ato opozitare dhe partitë jashtë parlamentare.

Mos u habisni nëse Zoran Zaev nëse bëhet kryeministër.

LSDM-ja ka organizuar 19 grupe nga 10 persona të cilët po qëndrojnë dhe ndihmojnë banorët në zonat më kritike nga vërshimet. Ata më së shumti janë të përqëndruar në pastrimin e e rrugëve dhe oborreve të shtëpive ku banorët nuk arrijnë dot ta bëjnë vetë. Zaev thotë se këtu nuk ka rëndësi se kush kë fton por se ajo që është jetike ka të bëjë me ndihmën e dhënë qytetarëve që një orë e më parë të pastrohet vendi. Lidhur me kërkimin e llogarisë nga ana e qeveritarëve, Zaev është shprehur që vazhdimisht ka kërkuar llogaridhënie dhe përgjegjësi nga qeveria por sipas tij, tani nuk është momenti për të diskutuar në këto tema. 

“Nuk ka nevojë që dikush të na kontaktojë, të gjithë u organizuam së bashku, unë jam edhe kryetar i Strumicës, e gjithë ndihma që vjen nga kjo komunë shkon tek llogaria qendrore e solidaritetit dhe ndahet bashkë me Kryqin e Kuq. Ndihmat që vijnë nga ana e LSDM-së, e aktivistëve dhe qytetarëve, e bartim këtu tek popullata lokale, besoj se jemi të kordinuar në atë aspekt sepse i repsektojmë shtabet shtetërore, të qytetit dhe ato komunale, e gjithë kjo me qëllim që të jetë më e organizuar dhe më efikase në punën e tyre. Unë jam Zoran Zaev dhe unë jam ai që kërkon më së shumti përgjegjësi nga qeveria. Kërkoj dy vite përgjegjësi nga qeveria, kjo është vetëm një pikë në gotën e mbushur që po derdhet, por do të vijë koha kur do të flasim për përgjegjësitë konkrete se përse ka ardhur deri te kjo tragjedi. Na goditi edhe natyra, por tani është momenti që të ndihmojmë”, deklaroi kreu i LSDM-së Zoran Zaev.

Ndryshe, 22 viktima dhe asnjë dorëheqje. Vërshimet sollën kaos, shtëpi të prishura, viktima në njerëz, por nuk ka përgjegjësi. Drejtori i Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, i hpjegoi se çdo gjë që është dashur të shpjegohet, është thënë nga ana e tij, kush ka qenë i mençur ka kuptuar. Çështjet për dorëheqje janë banale. Ministri i ekologjisë Bashkim Ameti pranoi se Institucionet shtetërore kanë përgjegjësi për përmbytjet në rajonin e Shkupit. Ai tha se pavarësisht kërkesave të shumta në vitet e fundit të banorëve të Hasanbegut dhe fshatrave përreth për të pastruar kanalin, Institucionet kanë shpërfillë ato pasi kanali në rajonet e përmbytura është rregulluar vetëm pjesërisht.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *