Home / Kryesoret / Zgjedhjet më 11 dhjetor në duart e LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, VMRO-ja pajtohet me gjithçka.

Zgjedhjet më 11 dhjetor në duart e LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, VMRO-ja pajtohet me gjithçka.

Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka pranuar gjithçka në lidhje me marrëveshjen për mbatjen e zjgedhjeve më 11 dhjetor, e gjithë bara ka ngelur në duart e partisë opozitare të LSDM-së dhe dy partive shqiptare, BDI-së dhe PDSH-së në lidhjem me anëtarin e pestë të trupit ad-hoc.

Pas më parë i pari e lëshoi takimin lideri i VMRO – DPMNE, Nikola Gruevski i cili theksoi se partia e tij do të pranojë të gjitha kërkesat e LSDM-së – propozimin e tyre për redaktor në RTVM, dhe metodologjinë për monitorimin e mediave, ndërsa në lidhje me anëtarin e pestë të trupit ad-hok, Gruevski shtoi se le LSDM-në të të merret vesh me partitë shqiptare dhe se VMRO – DPMNE do të pranojë këtë vendim.

“Ne i pranojmë këto propozime që mos t’ia mundësojmë LSDM për të gjetur justifikime të reja për të shtyrë zgjedhjet më 11 dhjetor”, – tha Gruevski.

Ai dhe përfaqësues të VMRO – DPMNE u tërhoqën nga procesi i negociatave dhe u larguan nga Klubi i deputetëve.

Gruevski tha se kur partitë e tjera të bien dakord do të kthehet për të nënshkruar atë që duhet.

Bisedimet janë duke u zhvilluar në mes Zoran Zaevit, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *