Home / Kryesoret / Zgjidhet problemi me deponitë në rajonin e Pollogut

Zgjidhet problemi me deponitë në rajonin e Pollogut

Krerët e komunave të Pollogut dhe këshilli protestues arritën marrëveshje për deponinë Rusino në Gostivar. Bartja e mbeturinave në Rusino nga komunat për rreth do fillojë nga dita e enjte. Sipas marrëveshjes, plani parimor për zgjidhjen afatgjate të problemit të përgatitet deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Mbeturinat sipas marrëveshjes gjatë stinës së verës do të barten pas mesnate.

“I sqaruam shumë gjëra që ishin të pa sqaruara dhe bashkë me këshillin e protestuesve ne gjetëm një gjuhë të përbashkët për kërkesat që i patën ata”, tha Nevzat Bejta, Kryetar i Komunës së Gostivarit.

“Pas një debate që ka zgjatur rreth tre orë i cili që u zhvillua në mes krerëve të komunave të regjionit të Pollogut dhe këshillit organizativ të protestave që mbahen në Rusino, më në fund është arritur një marrëveshje e cila është qind për qind e ngjashme me atë të kërkesave të kahershme të këtyre banorëve që kërkonin pastrimin e rrugës, shtrimin dhe disa punësimeve nga ana e tyre”.

“Sa i përket ujërave të zeza që dalin nga deponia, rajoni mori për sipër t`i drejtohet qeverisë sepse bëhet fjalë për interes të qytetarëve sepse bëhet fjalë për një plan afatgjatë dhe që qeveria të gjej mjete dhe mënyra të ndihmojë edhe për dokumentacionin por edhe për realizimin e kësaj kërkese”, u shpreh Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.

Komunat janë pajtuar që të punësojnë dhjetë persona nga pesë fshatrat që gravitojnë me deponinë Rusino.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *