Home / Kryesoret / Zjarr në shkollën e mesme të bujqësisë në Tetovë

Zjarr në shkollën e mesme të bujqësisë në Tetovë

 Mbi 10 mijë ballë jonxhë dhe tërë plevica nga shkolla e mesme e bujqësisë “Mosha Piade” janë djegur në zjarrin që shpërtheu pasdite rreth orës 17:00 prej tani për tani shkaqe të pakonfirmuara, informoi drejtori i shkollës Aleksandar Baçeski.

Zjarri është vërejtur nga shërbimi i rojës pas çka ata kanë tentuar së bashku me të punësuarit tjerë ta shuajnë zjarrin, por ai shpejtë është zgjeruar ndaj ballëve tjerë me jonxhë duke e përfshirë edhe konstruksionin e kulmit të objektit. Shumë shpejtë pas informacionit të marrë për zjarrin, njësia e zjarrfikësve të Tetovës ka intervenuar me pesë automjete dhe e ka lënë zjarrin nën kontroll.

Ka intervenuar edhe mekanizmi ndërtimor me qëllim që të shpërndahen ballët e djegura si dhe të prishet ajo pjesë e konstruksionit të kulmit që ka mbetur e papërdorur pas zjarrit. Pas shuarjes së plotë të zjarrit do të kryhet edhe kontroll i plotë nga ekipet profesionale për konfirmimin e arsyeve të cilat kanë sjellë deri në shpërthimin e zjarrit si dhe konfirmimin e dëmit të përgjithshëm material, paralajmëruan nga policia.

Nga shkolla theksuan se e kanë të siguruar pronën dhe se në vendin e ngjarjes ka pasur edhe përfaqësues të kompanisë së sigurimit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *