Home / Kryesoret / 500 raportime për dëme materiale nga tërmetet në Shkup

500 raportime për dëme materiale nga tërmetet në Shkup

Deri tani, në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK) janë raportuar rreth 500 raste të dëmtimit të objekteve nga dridhjet e tokës në rajonin e Shkupit.

Damet më së shumti kanë të bëjnë me fasada të dëmtuara, çati, xhama të thyer, tavane dhe vetura të dëmtuara.

QMK-ja bën të ditur se pas tërmetit të fundit të mbrëmshëm, të shkallës 4 Rihter, përveç ndërprerjes së përkohshme të rrymës elektrike në disa pjesë të Shkupit, nuk janë raportuar dëme tjera.

Përndryshe, qytetarët mund të vazhdojnë që t’i paraqesin dëmet e tyre në numrin telefonik 195. Nëse ndodhë që të mos ketë linjë të lirë, atëherë dëmet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në mail@cuk.gov.mk, duke dërguar të dhënat si emri, mbiemri, numër telefoni, adresa e saktë dhe përshkrimi i dëmit të shkaktuar nga tërmeti.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *