Home / Kryesoret / Zbulohen 4 kilogramë drogë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Zbulohen 4 kilogramë drogë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar, nën dyshimin se ka transportuar lëndë narkotike, ndërkaq dy persona nga Gostivari janë ndaluar për bisedë informative, njoftojnë nga SPB Tetovë, transmeton Portalb.

“Mbrëmë, pas një tentimi që të identifikohet shqiptari M.D. (27) në lagjen Malki, i ka ikur policisë dhe gjatë ikjes ka hedhur çantën për udhëtim. Më vonë është vërtetuar se në të ka pasur 4 kg marijuanë. Dy orë më vonë në fshatin Dobërdoll, rreth orës 23:30 në një objekt hotelierik i njëjti është arrestuar”, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marijan Josifovski.

Pas një aksioni policor mbrëmë, policia në dy lokale ka asgjuësuar mbi 4 kilogram marijuanë.

Shtetasi shqiptar gjatë ditës do të del para Gjykatës Themelore të Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *