Home / Kryesoret / Ndalohen katër valltare në një lokal nate

Ndalohen katër valltare në një lokal nate

Mbrëmë, një orë pas mesnate, zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë kanë kryer një kontroll në lokalin e natës “Baci” në Bogovinë,.

Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur katër nënshtetase shqiptare, si dhe një nënshtetas shqiptar, të cilët i kanë argëtuar mysafirët, gjegjësisht kanë kënduar, kërcyer dhe i kanë rënë instrumenteve muzikore.

Katër shtetaset shqiptare të moshës nga 21 deri në moshën 27 vjeçari dhe shtetasi tjetër shqiptar 37 vjeçare janë arrestuar, pasi që kanë qëndruar në Maqedoni në kundërshtim me qëllimin e qëndrimit. Ndaj tyre do të niset një procedurë e mëtutjeshme.

Përskaj tyre është arrestuar edhe 44 vjeçari L.A. nga Bogovina i cili i ka penguar zyrtarët policor që të futen në objekt dhe t`i kryejnë detyrat e planifikuara.

Pas zbardhjes së tërësishme të rastit, shtetasit e huaj dhe L.A. do të përballen me padi adekuate penale.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *