Home / Kryesoret / Abasada amerikane e shënon ditën kombëtare të shërbimit dhe përkujtimit

Abasada amerikane e shënon ditën kombëtare të shërbimit dhe përkujtimit

Me aksion për dhurim të gjakut dhe grumbullim të produkteve ushqimore, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot do të shënojnë Ditën Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit

Aksionet do të organizohen në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Institutin për Transfuziologji. Para të pranishëmve do të drejtohen ambasadori amerikan Xhes Bejli, sekretari i përgjithsëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti dhe drejtoresha e Institutit për Transfuziologji, Emilija Velkova.

Të interesuarit do të mund të dhurojnë gjak në Ambasadën e SHBA-së nga ora nëntë deri në orën 16:00.

Përmes këtij aksioni në shërbim të komunitetit, donatorët do të ndihmojnë Kryqin e Kuq të rimbushë rezervat e gjakut dhe të sigurojë ushqim dhe gjëra të tjera të domosdoshme për familjet në nevojë për muajt e dimrit. Nevoja për donacione të tilla është e madhe, posaçërisht pasi resurset e Kryqit të Kuq u reduktuan pas ndihmës për viktimat e përmbytjeve të fundit në Shkup dhe Tetovë.

Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Përkujtimit filloi në vitin 2002, si vështrim pozitiv drejt të ardhmes, që përmes shërbimeve bamirëse të nderohen viktimat, të mbijetuarit dhe të gjithë ata që ofruan ndihmë pas sulmeve të 11 shtatorit. Në vitin 2009, përmes ligjit dypartiak federal, Kongresi i SHBA shpalli 11 Shtatorin Ditë Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *