Home / Kryesoret / AI: Në vendin e askujt në kufirin siriano-jordanez gjenden 75.000 refugatë, qindra vdesin

AI: Në vendin e askujt në kufirin siriano-jordanez gjenden 75.000 refugatë, qindra vdesin

Organizata ndërkombëtare Amnesti Interneshënall (AI) para mbajtjes së samiti të KB-së për refugjatë, apelon deri te bashkësia ndërkombëtare që t’u ndihmojë rreth 75.00 refugjatëve të cilët gjenden në vendin e askujt në shkretirë në kufirin siriano-jordanez.

“Qindra refugjatë vdesin sepse nuk kanë ushqim dhe ndihmë mjekësore”, paralajmëroi AI.

Për më pak se një vit, numri i njerëzve cilët janë të bllokuar në atë pjesë ndërkufitare është rritur prej qindra në rreth 75.000 refugjatë.

“Njerëzit të cilët ishin në gjendje të flasin, përshkruajnë kushte vërtet dëshpëruese. Ata pohojnë se mungon ushqimi, ndërsa përhapen edhe sëmundje. Disa njerëz vdesin nga sëmundjet të cilat mund të pengohen. Ajo që vërtet është tragjike është se nëse u sigurohet kujdes mjekësor, jetët e këtyre njerëzve mund të shpëtohen”, deklaroi Sara Hashash nga AI.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *