Home / Kryesoret / Akademi solemne për Nënën Terezë

Akademi solemne për Nënën Terezë

Në kuadër të Festimit atdhetar “Ditët e Shën Nënës Terezë”, i cili mbahet me rastin e shpalljes së Nënës Terezë për Shenjtore, sot në ASHAM do të mbahet Akademi solemne.

Në akademinë solemne janë paralajmëruar fjalime të Taki Fitit, kryetar i ASHAM-it, Elizabeta Kançeska Milevska, ministre e Kulturës dhe Kiro Stojanov, Ipeshkv i Shkupit dhe Ekzark apostull.
Në Akademinë do të paraqiten edhe studentë nga Fakulteti për art muzikor në Shkup.

Sonte në katedralën “Zemra e shejtë e Jezu Krishtit” do të mbahet meshë e shejtë, ndërsa në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të hapet ekspozitë dhe shfaqen filma në organizim të Motrave misionare të Dashurisë. Festimi atdhetar “Ditët e shën Nënës Terezë” mbahen prej 5 deri 11 shtator.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *