Home / Kryesoret / Ali Ahmeti dhe Nevzat Bejta në Shpellën e “Dardhës”

Ali Ahmeti dhe Nevzat Bejta në Shpellën e “Dardhës”

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes UNDP-së dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal për rikostrumin e digave në Lumin Shkumbin, përfaqësues të këtyre dy institucioneve, së bashku edhe me përfaqësues të komunës së Tetovës, kanë dalur në teren për të përcaktuar terenin ku edhe do të punohet.Kjo është bërë e ditur nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila për gazetën Koha, tha se ndërtimi I të njejtave është me rëndësi të madhe për sigurinë e qytetarëve të  Tetovës dhe rethinës.“Kishim takim koordinues me përfaqëuesit teknik të UNDP-së  dhe nga Ministria e pushtetit lokal, ata kanë dalur në teren dhe ashtu si do të përcaktohet me financim të UNDP do të bëhet regullimi I tre digave që ne vlerësojmë se është shumë të rëndësishme sa I përket mbrojtjes dhe parandalimit nga katastrofat. Ne vazhdojmë të insistojmë në planin e aksionit  që e kemi propozuar tek qeveria që kap vlerësn prej 25 milion eurove”, thotë Arifi, e cila shton se me këtë plan janë përfshirë edhe projekte të tjera të infrastrukturës në Tetovë dhe rethinë. Por deri më tash nga ana e qeverisë plani aksional për regullim, rikostruim dhe preventivë ende nuk është miratuar, ndërsa insistohet që mjetet të sigurohen edhe përmes fondeve ndërkombëtare. Nga ana tjetër, sipas saj ditëve në vijim do të fillohet me pastrimin e lumenjëve në Tetovë dhe rrethinë me tetë ton naftë, ndërsa nevoja është me madhe që të bëhet pastrimi siç duhet.“Këtyre ditëve presim fillimin e pastrimin të lumenjëve me sasinë që e kemi dhe ne vazhdojmë që të themi se realizimi i plotë i planit aksional është nevoja kryesore për sa i përket mbrojtjes së qytetit të Tetovës dhe për të pasur një siguri më të madhe për banorë”, nënvizoi Teuta Arifi, kryetare e  komunës së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *