Home / Kryesoret / Altman: BE duhet t’i bëjë shtypje Greqisë për çështjen e emrit

Altman: BE duhet t’i bëjë shtypje Greqisë për çështjen e emrit

Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Franc Lotar Altman, në një intervistën për “DW” shprehet kundër qëndrimit të BE-së lidhur me integrimet euro-atlantike të Maqedonisë.

Altman vlerëson se Brukseli duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj Greqisë, kur është fjala për kontestin me emrin.

“Më duhet të them se qëndrimi i Gjermanisë, por në përgjithësi edhe qëndrimi i të gjitha vendeve anëtare të Be-së, është për tu kritikuar. Mendojë se Greqisë duheshe t’i bëhej më shumë shtypje që t’i jap fund bllokadës. Maqedonisë i nevojitet anëtarësimi në BE dhe NATO”, thotë Altman në intervistën për “DW”.

Franc Lotar Altman është profesor në Katedrën e marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit të Bukureshtit, si dhe Kryetari i Shoqatës Gjermane për Evropën Juglindore.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *