Home / Kryesoret / Ambasadori amerikan godet me përgjigje gazetarin maqedonas

Ambasadori amerikan godet me përgjigje gazetarin maqedonas

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli përmes profilit në Tviter i është përgjigjur gazetarit Cvetin Çilimanov, anëtar i trupit ad- hok për media.

Çilimanov në intervistën për “Dnevnik” kishte drejtuar kritika të ashpra deri tek ambasada amerikane duke thënë se SHBA i ka shkuar për qejfi Zaevit, në vend të thonë se “komision cenzurial është punë jonormale”.

“Pohimet se qeveria amerikane apo unë përkrahim cenzurë në Maqedoni është e pavërtetë. Pajtohem me Çilimanovin se kur ekziston pluralizëm, spektatorët mund të ‘votojnë’ përmes ndërrimit të kanalit. Tv stacionet amerikane emetojnë qëndrime që ndryshojnë nga politika e tyre redaktoriale/ perspektiva…Shpresoj se qytetarët e Maqedonisë do t’i gjykojnë mediat e tyre me sy kritik dhe do të shohin pespektiva të ndryshme”, ka shkruar Bejli në Tuiter.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *