Home / Lajme / Kronika e zezë / Babë e bir sulmojnë drejtorin e gjimnazit në fshatin Negotinë të Gostivarit

Babë e bir sulmojnë drejtorin e gjimnazit në fshatin Negotinë të Gostivarit

 Dyzet e dy vjeçari B.D. nga f. Negotinë e Gostivarit dhe djali i tij 17 vjeçar, nxënës në Gjimnazin e fshatit, kanë sulmuar fizikisht drejtorin e gjimnazit K.R. (43) nga f.Toplicë me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime në kokë.

Siç kumtoi MPB-ja, ngjarja është paraqitur dje në orën 13:50 në repartin e policisë Galate nga ana e B.R. (45) nga fshati Negotinë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në oborrin e gjimnazit.

Drejtori është lënduar në kokë kurse policia pas paraqitjes ka marrë në pyetje dhunuesit ndërsa brenda disa ditëve do të del edhe me vendim rreth këtij rasti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *