Home / Kryesoret / Balancimi i njësive zgjedhore, formohet grup pune në Kuvend

Balancimi i njësive zgjedhore, formohet grup pune në Kuvend

Shefat e grupeve parlamentare në konsultimet e sotme tek kryetari i Kuvendit, kanë rënë dakord partitë të formohet një grup pune për zgjidhjen e problemit me njësitë zgjedhore. Përveç shefave te grupeve parlamentare në këtë grup pune do të marrin pjesë edhe nënkryetarët e Kuvendit.

Brenda javës grupi i punës do të mbajë mbledhjen e parë dhe do të shqyrtojë propozimet e partive për balancimin e njësive zgjedhore.

Iniciativa e këtillë vjen pasi KSHZ-ja njoftoi Kuvendin se numri i votuesve në njësinë e gjashtë ka tejkaluar limitet ligjore me çka shkelet edhe kodi zgjedhor dhe rrezikohet legjitimiteti i zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *