Home / Kryesoret / Bashkëpunim i firmave vendore dhe të huaja nga industtia e prodhimit të metalit

Bashkëpunim i firmave vendore dhe të huaja nga industtia e prodhimit të metalit

Konferenca për rrjetëzim të kompanive nga industria e lehtë metalo-prodhuese e Maqedonisë me blerës të huaj “Macedonia Manufacturing Expo” do të mbahet sot në Shkup.

Është paralajmëruar prania e 48 kompanive furnizuese nga Maqedonia dhe 18 kompani, 16 nga të cilat të huaja, në cilësinë e blerësve. Mes blerësve potencialë janë edhe kompanitë ndërkombëtare “Simens”, “Van Hul” dhe “Skautbi”. Kompanitë pjesëmarrëse prodhojnë produkte të llojllojshme industriale: mjete, hidraulikë, elektronikë, kallëpe dhe konstruksione metalike.

Krahas takimeve të drejtpërdrejta afariste mes kompanive vendore dhe të huaja do të flitet për trendet dhe teknologjitë e reja në industri. Qëllimi përfundimitar i Macedonia Manufacturing Expo është që kompanitë e Maqedonisë të bëhen pjesë e zinxhirit global furnizues të kompanive të huaja me renome, por edhe t’i përforcojnë lidhjet me kompanitë vendore nga industria e lehtë.

Konferenca është organizuar nga Projekti i USAID-it për ekspanzion të bizneseve të vogla, të bashkëfinancuara nga Qeveria e Zvicrës, Asociacioni i Iindustrisë Metalike dhe Elektrike (MAMEI) dhe Agjencia për Invstime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të RM (ASIPIRM). Organizata mbështetet nga Oda Ekonomike Gjermane në RM (ANK), Oda Ekonomike Amerikane në RM (AmCham), Ambasada e Holandës në RM dhe Drejtoria për Zona Teknologjike Zhvillimore Industriale (DZZHTI).

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *