Home / Kryesoret / BDI iniciativë për njësitë zgjedhore, shfaqen reagimet e para

BDI iniciativë për njësitë zgjedhore, shfaqen reagimet e para

Bashkimi Demokratik ka ngritur iniciativë në Kuvendin e Maqedonisë për ri-organizimin e njësive zgjedhore.Nga BDI kanë propozuar dy zgjidhje për mbipopullimin e listës së gjashtë zgjedhore.Zgjidhja e parë e propozuar nga BDI-ja është që Dibra të del komplet në njësinë zgjedhore numër pesë.Kurse zgjidhja e dytë është që të ri-organizohen njësitë zgjedhore dhe teprica nga njësia zgjedhore numër gjashtë të del në njësinë zgjedhore numër pesë.Propozim teksti është gati, por formalisht ende nuk është dërguar në Parlament, pasi që qëllimi nuk është që dikujt t`ia imponojmë, por të gjithë ta kuptojmë se kjo gjë është obligim ligjor.

“Po vihet në pikëpyetje legjitimiteti i zgjedhjeve në bazë të ligjësisë e cila është përcaktuar me ligj dhe me Kushtetutë. Duhet që të gjithë qytetarët të kanë të drejta të njëjta. Nuk mundet që një mandat të fitohet me minus 10 përqind, ndërsa tjetri me plus 10. Nga kjo arsye ka nevojë që të balancohen njësitë zgjedhore”, deklaroi koordinatori i BDI-së, Talat Xhaferi.

Pas kësaj, ka reaguar analisti Xhelal Neziri. Sipas kjo ëhstë vetëm një farsë politike e BDI-së.

BDI vetëm bën politikë, se në fakt ministri i saj i Drejtësisë Valdet Xhaferi duhet të propozojë në Parlament rikonfigurimin e zonave zgjedhore që të respektohet ligji. Nuk habitem pse BDI bën lojëra të këtilla pasi ka të ushtruar inxhinjeringun zgjedhor që të nxjerrë shumicë deputetësh në njësine 6. Nëse nga kjo njësi do të hiqeshin Zajazi me Osllomejn dhe t’i bashkëngjiteshin zonës 5 (ku edhe është Kërçova, Drugova dhe Vraneshnica) atëherë do të rrezikohej pozita e BDI-së në njësinë ku nxjerr më shumë deputetë. Propozimi që Dibra dhe Qendra Zhupa të kalojnë në 5-she zgjidhje jologjike përderisa kemi vetëm dy komuna kërçovare që gravitojnë në 6-she, ndërkohë që qyteti i Kërçovës dhe komunat përreth në 5-she. Është njëjtë sikur Zhelina si komunë tetovare të jetë në zonën 1, përderisa qyteti dhe komunat përreth në zonën 6. Ajo që më habit është heshtja e partive opozitare lidhur me këto matematika të BDI-së, në përjashtim të reagimit jo edhe aq të fuqishëm të PDSH-së”,shkruan  Xhelal Neziri, analist

Ditë më parë nga PDSH-ja për Tv Kohën theksuan se kjo çështje ëhstë inicuar që në vitin 2011 e këndej por nuk është marrë seriozisht nga tre partitë tjera më të mëdha VMRO-DPMNE,  LSDM dhe BDI-ja. Nga partia e Thaçit theksuan se kërkojnë që të bëhet nivelizimi I votuesve me qëllim që shqiptarët të mos humbin deputet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *