Home / Kryesoret / BE vitin e kaluar ka dhënë pesë milionë euro për mbështetje të lirisë së shprehjes, mediave dhe gazetarisë në Maqedoni

BE vitin e kaluar ka dhënë pesë milionë euro për mbështetje të lirisë së shprehjes, mediave dhe gazetarisë në Maqedoni

Bashkimi Evropian ka ndarë pesë milionë euro vitin e kaluar përmes granteve të ndryshme, ndërsa më së tepërmi përmes Instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA) për mbështetje të lirisë së shprehjes, mediave, gazetarisë investigative dhe projekteve tjera të ngjashme në Republikën e Maqedonisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Kjo mund të shihet në raportin vjetor të BE-së për të drejta të njeriut dhe demokraci në botë për vitin 2015, i cili është shtesë e pjesës tematike  nga raporti që është publikuar më 20 qershor të këtij viti, ndërsa të cilin sot e miratoi Këshilli i Unionit.

Sipas raportit të Këshillit, në vitin 2015, BE-ja ka vazhduar me mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut, inkluzivitetin dhe shoqëritë demokratike. Raporti vjetor për vitin 2015 i vendos, sipas Këshillit të Unionit, orvatjet e BE-së, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për të drejta të njeriut, Stavros Labmbrinidis dhe rrjetin global të delegacioneve të BE-së, për promovim të universalitetit të të drejtave të njeriut në mbarë botën. Në pjesën “shtete dhe çështje rajonale”, raporti jep pasqyrë të shkurtër të situatës me të drejtat e njeriut dhe e përfshin mbështetjen e politikës së BE-së në bazë nga një vend deri në një vend tjetër, me ç’rast është përfshirë edhe Republika e Maqedonisë.

Në vitin 2015, sipas raportit, Bashkimi Evropian ka siguruar mbështetje të fuqishme për organizatat civile që punojnë në mbrojtje të të drejtave të ndryshme bazë në Republikën e Maqedonisë.

“Në kuadër të mbulesës nacionale të IPA 2014 për shoqërinë civile janë ndarë pesë milionë euro për mbështetje të 19 projekteve, të cilët kryesisht janë të fokusuar në promovim të lirisë së shprehjes dhe mediave, gazetarisë investigative, reformave në gjyqësi, demokracisë participuese, raporteve ndëretnike dhe të drejtat e romëve”, thuhet në raportin për Maqedoninë.

Gjithashtu, ëshzë theksuar se skema për IPA grantin 2011 për shoqëri civile, në vlerë prej 1,35 milionë euro, ka qenë për mbështetje të 12 projekteve të mëtutjeshme që janë fokusuar fillimisht në përforcimin e inkuadrimit të shoqërisë civile në krijimin e politikës publike, anti-diskriminim, si dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta, të rinjt dhe grupet tjera të ndjeshme.

“Dhe në fund, 10 projekte për marrje të granteve të financuara sipas skemës për EIDHR 2014-2015 në vlerë prej 1,2 milionë euro, janë zbatuar me qëllim të promovimit të qasjes efikase deri te drejtësia, arsimi për të drejtat e njeriut në shkolla, të drejtën e mjedisit të sigurt punues, politikën transparente dhe inkluzive dhe inkuadrimin social të komunitetit rom”, qëndron në raport.

Krahas këtyre grant-projekteve për organizim të shoqërisë civile, BE-ka ka vazhduar edhe me zbatimin e një numri të madh të projekteve për të drejta të njeriut në lidhje me IPA-projektin me institucione të ndryshme publike. mes tyre janë edhe projektet për mbështetje të zyrës së Avokatit të Popullit për mbrojtje më efikase të të dreutave themelore të njeriut, për përforcim të pavarësisë së gjyqësisë, efikasitetit dhe profesionalizmit, për reforma në sistemin e të drejtës penale, luftën më efikase kundër korrupsionit dhe për mbrojtje të të drejtave dhe personave të paraburgosur.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *