Home / Kryesoret / Bejta: Jam kryetarë i të gjithëve edhe i Rufi Osmanit

Bejta: Jam kryetarë i të gjithëve edhe i Rufi Osmanit

Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta ka hedhur posht lajmet se është takuar me ish kryetarin e komuës Rufi Osmanin. Ai në një prononcim për portalin Flaka ka thënë se në demokraci nuk ka humbës as fitues , pas zgjedhjeve, kryetari që zgjidhet përfaqëson të gjithë qyetarët, unë sot jam edhe kryetar i Rufi Osmanit.

“Në demokraci fiton ai që ka një votë më tepër. Në demokraci nuk ka humbës as fitues. Pas zgjedhjeve, kryetari që zgjidhet përfaqëson të gjithë qyetarët. Unë sot jam edhe kryetar i Rufi Osmanit, sepse kështu janë rregullat e Demokracisë. Se është kështu do tu jap një shembull konkret. Rufi Osmani gjatë mandatit të tij nuk kishte arritur të legalzion dy objektet e veta. Në mandatin tim aplikoi për legalizim dhe unë si kryetar Komune bashkë me administratën time i procesuam kërkesat e tij dhe në bazë të ligjit sollëm aktvendime të plotëfuqishme për legalizimin e objektëve të tij. Kjo tregon se si kryetar komune nuk bëj diskriminim dhe për mua të gjithë qytetarët janë të barabart. Ai nuk dinte të legalizon objektët e veta, unë në bazë të ligjit ia bërë legalizimet”, deklaron për FLAKA-n, kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *