Home / Kryesoret / Biznesmenët kërkojnë dialog për kompensimet për të drejta autoriale

Biznesmenët kërkojnë dialog për kompensimet për të drejta autoriale

Komuniteti afarist kërkon dialog me Shoqatën për Mbrojtjen e të Drejtave Autoriale Muzikore lidhur me lartësinë e kompensimeve për të drejta autoriale me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Shoqata e Teknologjive Informatike-Komunikative pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë konsideorn se duhet të paguhet kompensim për të drejtën autoriale, por vlera e cila paguhet tani, sipas tyre, është e lartë dhe nevojitet të gjindet zgjidhje e pranueshme.

“Të drejtat autoriale duhet të paguhen dhe atë nuk duhet ta lëmë si pikë për të menduar. Komuniteti afarist synon drejt asaj. Por, duhet të paguhen në mënyrë të barabartë, përkatësisht të gjithë në pajtim me realizimet e të ardhurave për shkak të shfrytëzimit të veprave autoriale duhet të shkarkohen në mëçnyrë adekuate. Gjithashtu, i tërë procesi dhe tarifat duhet të jenë maksimalisht transparente”, theksoi sot në konferencë për shtyp, Bllagoj Hristov, kryetar i Shoqatës së teknologjive informatike-komunikative.

Ai theksoi se kompensimet që duhet t’i paguajnë objektet hotelierike janë mëtë larta se ato që i paguajnë për taksën turistike, përderisa kompensimet në pjesën e teknologjive informatike-komunikatove janë dyfish më të larta nga tarifat që i rekomandon Komisioni për ndërmjetësim pranë Minsitrisë së Kulturës.

Komuniteti afarist gjithashtu kërkon që Shoqata për mbrojtjen e të drejtave autoriale muzikore të japë llogaridhënie se ku dhe për çka shpenzohen paratë të cilat i mbledhë nga kompanitë dhe në Këshillin drejtues të kësaj shoqate të ketë përfaqësues nga sektori i biznesit

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *