Home / Kryesoret / Bohemen: Bokova mbetet në listën e kandidatëve për sekretar të përgjithshëm të KB-së

Bohemen: Bokova mbetet në listën e kandidatëve për sekretar të përgjithshëm të KB-së

Sekretarja e përgjithshme e UNESKO-s Irina Bokova, mbetet në listën me prentendetë për funksionin sekretar i përgjithshëm i KB-së edhe krahas vendimit të Qeverisë bullgare që ta vendos si kandidate të re komisaren evropiane për buxhet dhe resurse njerëzore, Kristalina Georgieva.

Kështu deklaroi përfaqësuesi rezident i Zelandës së Re në organizatë Xherald van Bohemen, kryetari në rotacion i Këshillit të Sigurisë të KB-së në shtator, lajmëron TASS.

“Situata e krijuar u shqyrtua në seancën e mbyllur të Këshillit të Sigurisë”, deklaroi Bohemen.

“Njerëzit dëshirojnë të dinë nëse do të ketë një apo dy kandidate nga ana e Bullgarisë. Si rezultat i kësaj, do të kemi një kandidate me mbështetje zyrtare nga Qeveria e Bullgarisë, dhe një tjetër, që mbetet në garë”, theksoi Bohemen dhe shtoi se asnjë nga anëtarët e KS së KB-së nuk është prononcuar kundër kësaj.

Në këtë mënyrë Irina Bokova vazhdon të marrë pjesë në zgjedhje për sekretar të përgjithshëm i KB-së në cilësi personale, vëren TASS.

Pozita e sekretarit të përgjithshëm i KB-së, i cili më vitin 2007 i takoi koreanojugorit Ban Ki Mun më 1 janar do të lirohet.

Kandidat për këtë pozitë nga Maqedonia është ish-ministri i Punëve të Jashtme Sergjan Kerim.

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *