Home / Kryesoret / Borisov: Thyerja e përmendoreve bullgare nuk e ndihmon integrimin e Maqedonisë në BE

Borisov: Thyerja e përmendoreve bullgare nuk e ndihmon integrimin e Maqedonisë në BE

Maqedonia të ndërmarr masa kundër talljes me përmendoret bullgare në territorin e saj. Këtë e ka kërkuar kryeministri bullgar, Bojko Borisov nga kryeministri teknik i Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev, në margjinat e Samitit në Vjenë.

Arsyeja e reagimit të këtillë të Borisovit është thyerja e përmendores së ushtarëve bullgar në kreun e Kajmakcalan, e kryer nga ana e gazetarit maqedonas Milenko Nedelkovski.

“Nëse nuk ndërmerren masa dhe thyen përmendoret bullgare, do të ketë shumë takime të pahijshme më andej. A e ndihmon bashkëpunimin tonë kjo gjë? A e ndihmon integrimin e Maqedonisë në BE? Nesër duhet që të votojmë për to”, deklaroi kryeministri bullgar Borisov.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *