Home / Kryesoret / Cerar: Sllovenia nuk do të mund të përballojë edhe një fluks të emigrantëve

Cerar: Sllovenia nuk do të mund të përballojë edhe një fluks të emigrantëve

Kryeministri slloven Miro Cerar në një intervistë për gazetën gjermane “Di Velt” deklaroi se vendi i tij nuk do të mund ta përballojë ardhjen vijuese masive të emigrantëve dhe se kjo mund të sjellë deri në mbylljen e kufijve që do të shkaktojë pasoja të dëmshme ekonomike në rajon, por edhe për BE-në dhe zonën e Shengenit.

“Nëse sërish vjen deri në hapje të rrugës ballkanike edhe në Evropën e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor do të krijohen konflikte sepse për shkak të numrit të madh të emigrantëve ilegalë të gjitha vendet njëra pas tjetrës do t’i mbyllin kufijtë”, theksoi Cerar.

Ai shtoi se gjatë fluksit të fundit të emigrantëve në Slloveni, edhe pse vendi i vogël, në mënyrë humane kanë vepruar dhe e ka kontrolluar situatën. Cerar thekson se Sllovenia “nuk do të mundet sërish të përballojë përpjekje të tilla të mëdha”.

“BE-ja duhet t’i mbrojë kufijtë e saj të jashtëm, ndërsa për shkak të emigrantëve nuk duhet të vendosin kontrolle në zonën e Shengenit. Deri në mbylljen e kufijve në këtë rast atëherë duhet të bëhet mbyllja e kufijve të jashtëm të Shengenit, por kjo nuk është ide e vendeve nga rajoni. Për këtë duhet të ndërmarrim gjithçka që të pengojmë konfliktet në Ballkan dhe shkatërimin e zonës së Shengnit”, theksoi Cera.

Ai dërgoi edhe kritika drejt Greqisë duke vlerësuar se nuk ka ndërmarrë përpjekje të mjaftueshme për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së.

“Nëse problemin e emigirmit nuk arrijmë ta zgjidhim në BE dhe së bashku me vendet nga Ballkani Perëndimore, atëherë nuk do të kemi ardhmëri të përbashkët”, theksoi kryeministri slloven për “Di Velt”

Gjithashtu lexo

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovës{VIDEO}

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovë ,ku dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *