Home / Kryesoret / City Tree në Shkup dhe Tetovë

City Tree në Shkup dhe Tetovë

Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor Eko-vetëdije në bashkëpunim me Ambasadën gjermane, qytetin e Shkupit dhe kompanitë- donatore të Maqedonisë dhe të huaja, siguroi instalim të City Tree – bilbord të gjelbërt inovativ dhe të patentuar i cili e pastron ajrin në Shkup dhe Tetovë.

Me rastin e fillimit të projektit, sot në konferencën për media  do të mbajnë fjalim ambasadorja e Gjermanisë Kristine D. Althauzer, Ana Çoloviq Leshoska nga Eko-vetëdije dhe një përfaqësues nga qyteti i Shkupit.

Sipas Eko-vetëdijes, qëllimi kryesor i projektit është të ngrihet vetëdija te qytetarët, ekspertët, institucionet kompetente dhe bizneset për nevojën që të veprohet në fushën e cilësisë së ajrit, për përfitimet e projektit inovativ City Tree dhe në përgjithësi për cilësinë e ajrit në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *