Home / Kryesoret / Delegacion i GK të Vermontit për vizitë në ARM

Delegacion i GK të Vermontit për vizitë në ARM

Një delegacion i lartë i Gardës kombëtare (GK) të shtetit federal të SHBA-së, Vermontit, i kryesuar nga komandanti, gjeneral-majori Stiven Krej po qëndron për vizitë zyrtare treditore në Armatën e Republikës së Maqedonisë (ARM).

Gjatë vizitës, gjenerali Krej do të ektë takime me nikoqirin e tij, shefin e SHM të ARM-së, gjeneral-nënkolonelin Metodija Veliçkovski dhe me minsitrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Është planifikuar që gjenerrali Krej ta vizitojë kufirin jugor ku do të nihet me aktivitetet të cilat i ndërmori ARM-ja në përballjen me krizëpn e migrantëve.

Delegacioni i GK të Vermontit do të vizitojë edhe njësi të ARM-së të stacionuara në kasermën Ilinden në Shkup dhe në Shtip, ndërsa do të marrë pjesë edhe në hapjen e kampionatit të 31-të botëror ushtarak në mundje.

GK e Vermontit është partnere e ARM-së me të cilën përmes kontakt programit ushtarak realizohen aktivitete për bashkëpunim me Armatën e SHBA-së. Ky program realizohet përmes formave të ndryshme të trajnimit, siç janë: seminare, konferenca, vizita në baza ushtarake, qendra shkollore dhe institucione në SHBA, kryerje e stërvitjeve të përbashkëta dhe të tjera

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *