Home / Kryesoret / Derbi I Tetovës pa fitues

Derbi I Tetovës pa fitues

Derbi I qytetit të Tetovës në mes skuadrës së Shkëndijës dhe Renovës ka përfunduar pa fitues. Në një lojë mjaft korrekte dhe cilësore të dy ekipet tetovare janë ndarë të kënaqur me ga një pikë, në ndeshjen e cila përfundoi me rezultat 1-1., njofton Tv Koha. Ndoshta dhe ky ishte epilogu më I mirë pasi që asnjëra nga ekipet nuk tregoi interes më të madh për të arritur deri tek fitorja. Dy golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit.E para që kaloi në epërsi  ka qenë Shkëndija përmes futbollistit Stenlio Zhunior në minutën e 49 të takimit.Por të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani nuk u dorëzuan dhe u ritkthyen në lojë duke barazuar rezultatin në minutën e 63 përmes futbollistit Visar Musliu.Deri në fund të takimit u regjistruan edhe disa raste por që përfunduan pa rezultat konkret dhe më këtë rezultat është përmbyllur derbi I qytetit të Tetovës Shkëndija-  Renova 1-1.  Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *