Home / Lajme / Botë / Dhjetëra njerëz të vrarë në luftimet për kontroll mbi qytetin jemenas Sarva

Dhjetëra njerëz të vrarë në luftimet për kontroll mbi qytetin jemenas Sarva

Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në përleshjet në lindje të Sanës në 24 orët e fundit, kumtuan burimet ushtarake dhe mjekësore të Jemenit.

Luftimet zhvillohen për kontroll mbi qytetin malor Sarva mes forcave të Qeverisë së njohur ndërkombëtare dhe kryengritësit shiitë Huthë.

Forcat jemenase qeveritare përpiqen ta pushtojnë Sarvën, me qëllim që të hapet rruga drejt Sanës, e cila është nën kontroll të huthëve nga viti 2014.

Përleshjet janë intensifikuar pasi që muajin e kaluar dështuan bisedimet paqeruajtëse nën patronatin e Kombeve të Bashkuara

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *