Home / Kryesoret / Digjet trupi i një femre të gjetur në Kërçovë

Digjet trupi i një femre të gjetur në Kërçovë

Një grua e ka humbur jetën pasi trupi i saj është asfiksuar në afërsi të “Kitino kale” në Kërçovë.

Trupi i femrës se si digjet e ka parë një kalimtar rasti dje rreth orës 15:50 me ç’rast ka intervenuar Njësiti zjarrfikës territorial në Kërçovë. Trupi është shuar me aparat për shuarje të zjarrit, ndërsa nga ana e mjekut nga Spitali i përgjithshëm në Kërçovë është konstatuar se gruaja nuk jep shenja jete.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i ekspertëve nga zyra e jashtme për punë kriminalistike nga Kërçova. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për autopsi.

“Po konfirmohet identiteti i personit dhe po ndërmerren masa për pastrim të plotë të rastit”, deklaroi zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimosk

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *