Home / Kryesoret / Dimitriev në Vjenë në Samitin “Migrimi përgjatë rutës ballkanike”

Dimitriev në Vjenë në Samitin “Migrimi përgjatë rutës ballkanike”

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev, sot në Vjenë do të marrë pjesë në Samitin “Migrimi përgjatë rutës ballkanike”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Vjena.

Në këtë Samit, në ftesë të kancelarit Kern pritet të marrin pjesë edhe kancelarja e Republikës federale të Gjermanisë Angela Merkel, kryeministri hungarez Viktor Orban, kryeministrat Miro Cerar nga Sllovenia, Daçijan Çollosh nga Rumania, Aleksis Cipras nga Greqia, Tihomir Oreshkoviq nga Kroacia dhe Bojko Borisov nga Bullgaria nga vendet-anëtare të Bashkimit Evropian.

Nga vendet përgjatë rutës perëndimore-ballkanike që nuk janë anëtare të Unionit, përveç kryeministrit të Maqedonisë Dimitriev, të ftuar janë edhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Para Samitit të rëndësishëm të ditës së nesërme për Maqedoninë, por edhe për Bashkimin Evropian, kryeministri Dimitriev në një deklaratë për MIA-n thotë se ky është takim i rëndësishëm për ardhmërinë e vendeve përgjatë rutës dhe përballjes me rutën ballkanike.

“Parë në mënyrë retrospektive se çfarë ka bërë Republika e Maqedonisë në përballjen me tendencën globale botërore për emigrim të një numri të madh të popujve ne do ta theksojmë në Samitin e nesërm. Unë mund të them se pa dallim që Republika e Maqedonisë është vend i vogël me resurse të kufizuara, megjithatë luan një nga rolet kyçe në përballjen me krizën emigruese dhe ishte një prej vendeve kyçe të rutës ballkanike në lëvizjen e emigrantëve. Tërë aktiviteti ishte në bashkëpunim me institucionet dhe në bashkëpunim me partnerët tanë nga vendet evropiane dhe ishte drejtuar ndaj pranimit human, cilësor të migrantëve dhe zbatimin e i tyre deri te qëllimet e tyre të mëtutjeshme”.

Sipas kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, takimi i nesërm është i rëndësishëm edhe nga aspekti se është rast i mirë që të ndahet gjithë përvoja që Republika e Maqedonia e ka fituar në planin e ballafaqimit me krizën e emigrantëve.

“Bëhet fjalë për situatë jashtëzakonisht specifike që në vetvete përmbante më shumë elemente. Kjo nuk ishte krizë tipike e emigrantëve. Ishte krizë që në vete përmbante pjesë të madhe edhe të elementeve të sigurisë dhe struktura të ndryshme që transituan nëpër rajon. Kjo ishte krizë që implikoi bashkëpunim të domosdoshëm rajonal dhe multilateral në të cilën Republika e Maqedonisë shkëlqyeshëm u ballafaqua dhe tregoi se meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Në fakt, kjo u tha edhe në Samitin e fundit BE – Ballkani Perëndimor se në pjesën e krizës së migrantëve, Republika e Maqedonisë është sjellë pikërisht në mënyrë evropiane”, shtoi Emill Dimitriev.

Lidhur me pritjet e tij nga Samiti i nesërm, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë thotë se të njejtat janë të mëdha nga aspekti se në këtë Samit pritet marrëveshje më konkrete për menaxhim të sfidave të këtilla të ardhshme.

“Këtë e thotë edhe e dhëna që në këtë Samit do të jenë të pranishme të gjitha vendet që janë pjesë e rutës ballkanike dhe do të duhet ta shpërndajnë përgjegjësinë për sfidat që e njejta i sjell. Republika e Maqedonisë pret qasje më gjithëpërfshirëse, më konkrete nga të gjitha vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe nga Greqia. Kjo nuk ishte në rastin më të mirë në periudhën paraprake, kur një numër i madh i personave thotë se Maqedonia është vendi që e mbron kufirin e BE-së. parë nga aspekti gjeografik, kjo nuk është ashtu dhe unë prej kësaj here dua të kemi aksion më konkret, më të qartë nga ana e të gjithë vendeve-anëtare, politikë të integruar dhe të koordinuar. Kjo të mos sillet në vendime kombëtare të vendeve individuale që janë në rutën ballkanike, por shumë më mirë e planifikuar dhe menaxhuar që në fund do të thotë ballafaqim më cilësor me këtë sfidë çka nuk mund të supozojmë në çfarë periudhe në të ardhmen do të jetë e pranishme”, konkludoi Dimitriev.

Pas paralajmërimeve për fluks të ri të refugjatëve përgjatë rutës së emigrantëve në Ballkanin Perëndimor, liderët e vendeve që ndodhen në rrugën ballkanike të emigrantëve pritet që nesër të dakordojnë strategji të përbashkët për pengim të fluksit.

Krahas liderëve të dhjetë vendeve nga BE-ja dhe jashtë BE-së, institucionet e Bashkimit Evropian në këtë takim pritet t’i përfaqësojnë Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian dhe eurokomisari për punë të brendshme dhe çështje të migrimeve Dimitris Avramopulos.f

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *