Home / Kryesoret / Dimovski, pyetjet ndaj ministrave janë Mobing

Dimovski, pyetjet ndaj ministrave janë Mobing

Seanca kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve sot në vet fillim është ndërprerë me kërkesë të koordinatorit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, i cili kërkoi një orë pauzë.

Ai në vërejtjen procedurale tha se prej sot kjo seancë mund të quhet seancë prë mobing dhe se përfaqësuesit e pushtetit kanë të drejtë të mos përgjigjen në pyetje të deputetëve dhe ta braktisin seancën. Këtë njohuri, siç tha Dimovski, e ka bërë me dije një njeri special me një mision special.

“Prej sot falë njohurive të reja të cilat i marrim morëm gjatë javës së kaluar, kjo seancë, të cilën ne dhe të gjithë anëtarët e Parlamentit gjatë 25 viteve e quajmë seancë për pyetje të deputetëve, prej sot, do ta quajmë seancë për mobing të Parlamentit mbi Qeverinë, pasi kuptuam se seancat publike ku ushtruesit e funksioneve publike janë të obliguar të përgjigjen para opinionit, quhen mobing. prej sot me siguri doi të konsiderohej si normal nëse kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat në vend se të përgjigjen në pyetjet, kumtojnë se nuk kanë për qëllim që përgjigjen dhe të na akuzojnë për mobing, pas çka do të ishte krejtësisht legjitime, në dritë të kësaj risie demokratike në nivel botëror, që në mënyrë demonstrative ta braktisin seancën”, tha Dimovski.

Me kërkesë të Dimovskit, kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski tha se do të japë një orë pauzë, pasi kjo është në pajtim me rregulloren për punë, por, siç theksoi, secili do të përgjigjet për veprimet e tij. I luti deputetët të jenë korektë dhe të vazhdojnë me punë.

Seanca duhet të vazhdojë në ora 12:45

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *