Home / Kryesoret / Dita botërore për ngritjen e vetëdijes për rritjen te fëmijët

Dita botërore për ngritjen e vetëdijes për rritjen te fëmijët

Me moton “Fëmijët kanë kohë të shkurtër të rriten, ndërsa tërë jetën të jetojnë me rezultatet”, Shoqata e prindërve të fëmijëve me sëmundje endikronologjike – Rritja në RM, sot do t’i bashkëngjitet nismës globale për shënimin e 20 Shtatorit, Ditës botërore për ngritjen e vetëdijes për rritjen te fëmijët.

Në Maqedoni për momentin ka 100 deri 110 fëmijë me pengesa në rritje të cilët trajtohen me hormon për rritje, terapi e cila tërësisht është e mbuluar nga shteti. Me këtë hormon arrihen rezultate të shkëlqyera, por vetëm nëse me kohë fillohet me terapi.

Nga Shoqata thonë se njohja me kohë e pengesës në rritje është problem serioz, ndërsa fëmijët shumë vonë kanë mundësi të diagnostifikohen dhe në mënyrë adekuate të trajtohen. Në thelb, shtojnë, problemi qëndron në faktin që fëmijët shumë vonë dërgohen te mjeku adekuat – pediatër specialist endikrinolog për analizë më të hollësishme dhe diegnosifikim të saktë. Shqetësimi për lartësinë zakonisht vjen kur fëmijët janë në moshë më të rritur, më shpesh në klasat më të larta në arsimin fillor. Ky është problem global.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *