Home / Kryesoret / Do të riparohen akset rrugore Makedonski-Brod-Shkup, Negotinë-Demir Kapia dhe Gostivar-Kërçovë

Do të riparohen akset rrugore Makedonski-Brod-Shkup, Negotinë-Demir Kapia dhe Gostivar-Kërçovë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me ministra të disa dikastereve dhe kryetarëve të komunave sot i anilizoi  aktivitetet e zbatara deri tani për përmbushjen e kërkesave nga banorët e disa komunave gjatë vizitave të funksionerëve qeveritare dhe propozoi zgjidhe për realizimin më të shpejtë të projekteve.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovsi informoi se me kërkesë të banorëve do të realizohet premtim për rinovim të plotë dhe zgjerim të rrugës Makedonsi-Brod-Shkup, në gjatësi prej 14,5 kilometrash. Do të investohen tre milionë euro. Planifikohet që tenderi të shpallet për 10 ditë.

Këtë muaj do të fillojnë edhe aktvitetet për riparimin e rrugës Negotinë-Demir Kapia, që  është pjesa më e dëmtuar e autostradës “Aleksandri i Madh”. Rikonstruksioni i 16 kilometrave nga rruga në të dy drejtimet do të zgjasë një vit.

Misajllovski i paraqiti edhe dy planet për lidhjen më të mirë infrastrukturore midis Gostivarit dhe Kërçovës, njëri me ndërtim të autostradës, ndërsa tjetri me rikostruksionin e rrugës ekzistuese. Do të riparohen 30 kilometra rrugë  ku do të  investohen gjashtë milionë euro. Aty planifikohet që të rihabilitohen  pesë ura dhe një aks rrugor. Pritet që punët të përfundojnë për një vit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski e informoi Gruevskin se 700 metrat e fundit të rrugës Radozhdë-Livadishtë-Elen kamen janë asfaltuar, më parë se sa është parashikuar. Gjithashtu tha se punohet edhe në asfaltimin e tre kilometrave të tjera të rrugës nga Kalishta deri në Strugë që duhet të përfundojë këtë muaj.

Në Radozhdë, siç informoi ministri, bëhet fjalë edhe për projektin për sistemin e kolektorit, për të cilin mjete me vlerë prej rreth 8-10 milionë euro duhet që të sigurohen nga BE-ja, përmes IPA.  Në Radozhdë qytetarët kanë kërkuar edhe sanimin e shkollave. Zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski, theksoi se edhe pse ata kanë kërkuar sanim më të vogël, ekipet e ASHAM-it kanë bërë kontroll edhe pse nuk ka qenë në plan, është marrë vendim që tërsisht të rikonstruktohet.

Në rajonin e Strugës i është dalë në ndihmë edhe qytetarëve të Labunishtës, që kërkuan ndërrimin e automjetit të Ndihmës Urgjente, ndërsa për 1 deri në dy muaj do të fillojë sanimi i ambulancën në këtë fshat.

Në Strugë fillon ndërtimi i një terreni për tenis në plazhin e femrave. Pritet që të miratohen nga komuna edhe për një periudhë të shkurtër do të fillojë ndërtimi. Pritet që terreni të jetë gati për tre deri në katër muaj. Drejtori i Agjencisë të Rinisë dhe Sportit Marjan Spasevski e informoi Gruevskin se vitin e ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimin e këndit sportiv për hendboll, futboll dhe volejboll në rërë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *