Home / Kryesoret / E hëna ditë jo pune në Maqedoni, festa e Kurban Bajramit

E hëna ditë jo pune në Maqedoni, festa e Kurban Bajramit

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sipas Ligjit për Festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare” Nr.21/98 dhe 18/07), 12 shtator 2016 (e hënë), është festa e Kurban Bajramit, dhe dita e parë e Kurban Bajramit është ditë jo pune për pjesëtarët e besimit mysliman në Maqedoni.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, qytetarëve të fesë myslimane në Republikën e Maqedonisë u uron festën e Kurban Bajramit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *