Home / Kryesoret / Eftov: Shqiptarët nuk do ta votojnë LSDM-në

Eftov: Shqiptarët nuk do ta votojnë LSDM-në

Sipas Vasko Eftov, LSDM tani është fokusuar në votat e shqiptarëve dhe strategjia e tyre është ajo që LSDM-ja të jetë partia për të cilën më së shumti do të votojnë shqiptarët, por kjo gjë për momentin është e pamundur, pasi që në Maqedoni ende po votohet në baza etnike

Do të ishte e turpshme që edhe kësaj here të mos ketë zgjedhje. Secila krizë politike mund që të zgjidhet në dy mënyra, përmes rrugës dhe përmes zgjedhjeve. Secili shtet normal i zgjidh konfliktet dhe problemet e veta në zgjedhje, deklaroi gazetari Vasko Eftov.

Ai sqaroi se disponimin te qytetarët sot e sheh në rrjetet sociale dhe në rrugë dhe kjo gjë do të reflektoje edhe në zgjedhje.

“Të thella janë ndarjet në Maqedoni, jo në atë meinstrem, jo në atë pjesën intelektuale, atje madje mund të gjenden edhe disa pika që i bashkojnë shqiptarët dhe maqedonasit, por te ajo popullatë ku mendimet e tyre civilizuese, kulturore, politike dhe ekonomike në mënyrë dramatike i kanë të ndara. Si uji dhe vaji, kjo gjë nuk përzihet, këtë mund ta provoni ta përzieni, por do ta keni të vështirë. Nuk pres që shqiptarët në mënyrë masive të votojnë për LSDM-në”, deklaroi Eftov

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *