Home / Kryesoret / Eftov: Zaevi po e imiton në çdo gjë Menduh Thaçin, i dyti gjithmonë

Eftov: Zaevi po e imiton në çdo gjë Menduh Thaçin, i dyti gjithmonë

Udhëheqësi i emisionit politik “Në Qendër”, Vasko Eftov, pas deklaratës së liderit të opozitës maqedonase për dy gjuhësinë në më shumë komuna maqedonase, theksoi se Zaevi me vet këtë dëshiron që të siguroje një humbje të ndershme në zgjedhjet në dhjetor për ta ruajtur pozicionin në kreun e LSDM-së,.

“Zoran Zaev po udhëheq një kampanjë klasike si Menduh Thaçi, gjegjësisht dëshiron që bindshëm të jetë i dyti në zgjedhje, të mos ndryshohet nga pozita e liderit në LSDM. Për këtë arsye po i numëron të gjithë ata vota që në vazhdimësi mund t`i sillen. Kjo nuk nënkupton se do të fitoje në zgjedhje, por kjo nënkupton se do të duhej që të ketë një humbje me dinjitet që do ta linte në kreun e LSDM-së, pasi që nuk duhet që të harrojmë se atë për gjashtë muaj po e presin zgjedhjet lokale. Kjo është e tërë strategjia e Zoran Zaevit. “, theksoi Eftov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *