Home / Kryesoret / Erdogan: Turqia e “pastroi” veriun e Sirisë nga xhihadistët dhe milicitë kurde

Erdogan: Turqia e “pastroi” veriun e Sirisë nga xhihadistët dhe milicitë kurde

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot njoftoi se Turqia ka arritur t’i dëbojë xhihadistët nga Shteti Islamik dhe milicinë kurde YPG nga pjesa veriore e Sirisë, por se kurdët ende nuk e kanë përmbushur kërkesën e Ankarasë të tërhiqen në lindje nga lumi Eufrat.

Turqia javën e kaluar e filloi ofensivën ndërkufitare në Siri me qëllim të dyfishtë, t’i dëbojë xhihadistëtë dhe të sigurojë që kurdët të mos e mbushin këtë zbrazëtirë.

Erdogan sot në mëngjes në një konferencë për shtyp tha se operacioni “Shiiti në Eufrat” ka qenë i suksesshëm në pastrimin e Shtetit Islamik dhe milicisë kurde YPG nga rajoni i cili përfshin 400 kilometra katror.

Ai, megjithatë, i hodhi poshtë pohimet e YPG-së të cilën Ankaraja e quan grup terrorist, tërhiqet në kanton nën kontroll të kurdëve, në lindje nga Eufrati, transmetojnë mediat britanike.

“Në këtë moment thonë se YPG-ja e ka kaluar lumin. Ne themi se kjo nuk është e saktë. Në bazë të vëzhgimeve tona”, tha Erdogan.

Milicia kurde YPG është pjesa nga Forcat demokratike siriane, koalicioni më i gjerë që mbështetet nga SHBA-ja në Siri.

“Askush nuk mund të pret se do të lejojmë korridor terrorist në kufirin tonë jugor”, tha Erdogani, duke shtuar se Turqia kërkon vendosje “të zonës së sigurt” në Siri, por se kjo ide nuk ka marrë mbështetje nga forcat tjera botërore. s

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *