Home / Kryesoret / Familjarë të Nënës Terezë e gjejmë në Australi

Familjarë të Nënës Terezë e gjejmë në Australi

Unë jam kushëri e dytë me Nënë Terezën, pse nëna ime Fille nanën e Nënës Terezë e kishte hall, domethënë se babai i nënës time dhe nëna e nënë Terezës ishin vëlla e motër. 

Nga Arben LLALLA

Gjatë kërkimeve të mija në arkivën e revistës arbëreshe “LIDHJA” që e boton që nga viti 1980 arbëreshi marathonak papa Antonio Bellushi gjeta një shkrim për bisedën që ka bërë papa Bellushi në korrik të vitit 1997 në Australi me kushërirën e dytë nënë Terezës Roza Çunin.

Ka qenë korriku i vitit 1997, kur Antonio Bellushi udhëtoi për në Melbourn të Australisë me ftesë të Institutit të Kulturës Italiane pranë Universitetit të Melbournin për të mbajtur disa ligjërata shkencore. Dhe me këtë rast prof.Bellushit ju dha mundësia të udhëtonte si marathonak për të takuar në disa qytete të Australisë vëllezërit e tij shqiptar që jetojnë në Kontinentin e largët.

Në takimet e shumta që pati Antonio Bellushi me shqiptarët e ardhur nga Kosova, Çamëria, Maqedonia, Mali i zi dhe Shqipëria në Australi ishte i ftuar edhe në shtëpinë e Lazar Kukës bashkëshorti i Roza Çunit, kushërirë e dytë e nënë Terezës. Lazar Kuka ka lindur në vitin 1926 në fshatin Barbullush të rrethit të Shkodrës.

Gjatë bisedës Roza Çuni-Kuka i tregon papa Bellushit se është kushërirë e Nënë Terezës. Biseda midis papa Bellushit dhe Roza Çuni-Kuka është e botuar në revistën “LIDHJA” tetor të vitit 1997.

Botimi i kësaj bisede besoj që do të ketë vlera të mëdha për pasurimin e biografisë së nënë Terezë.

“Unë jam vajza Roza e Luk dhe Fille Çunit e lindur në Shkup të vitit 1937. Në vitin 1943 erdha në Australi dhe mbas një viti më 1944 u largova nga Australia për në Verona të Italisë. Atje mbeta deri në vitin 1950 dhe pastaj emigrova përsëri në Australi.

U njoftova me Lazar Kuka dhe u martova në vitin 1955. Kemi dy vajza Marinë dhe Terezën.

Unë jam kushëri e dyta me Nënë Terezës, pse nëna ime Fille dhe nëna e nënë Terezës e kishte hall, domethënë se babai i nënës time dhe nëna e nënë Terezës ishin vëlla e motër. 

Nëna Tereza ka ardhur në Australi gjashtë herë edhe ka hapur këtu shtëpi për të varfërit.

Dhe te kjo shtëpi ku jemi sot ajo ka ndejt deri sa gjetëm shtëpinë e të varfërve me ndihmën e arqipeshkvit Nox.

Nëna Terezë është një person që merr jetën normale.Te shtëpia jone ajo ishte shumë e gëzueshme. Na e kishim shtëpinë haptë. Kush kishte dëshir vin e lip çdo ndihma, me i bekue, me i thënë një urat edhe pishin një kafe dhe shkonin.

Nënës Terezë nuk kishte nevojë ne ja haptë zemrën, por ajo të jipte përgjigjen dëshirit shpirtit jotë.

Mua më ka ndodh personalisht çi mka dhën përgjigje për një lutje çë kishja, por skam mujt me ja shpre. Ajo mu përgjegj, e për mua më duket si një mrekulli.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *