Home / Lajme / Botë / Fejsbuk, Tuiter dhe Frans Pres pjesë e asociacionit për informim të besueshëm dhe cilësor

Fejsbuk, Tuiter dhe Frans Pres pjesë e asociacionit për informim të besueshëm dhe cilësor

Rrjetet sociale Fejsbuk dhe Tuiter edhe njëzet media të tjera, mes të cilëve edhe Agjencia Frans Pres, kumtuan se kyçen drejt Asociacionit të mediave dhe grupacioneve teknologjike, qëllimi i së cilës është përmirësimi i cilësisë së informimit të rrjeteve sociale dhe për zvogëlimin e përhapjes së informacioneve të pavërteta.

Asociacioni është themeluar në qershor të vitit 2015, ndërsa sot numëron rreth 30 kompani gazetareske dhe teknologjike. Mbështetet edhe nga Gugël. Anëtarët e kësaj aleance, mes të tjerash, do të ndajnë përvoja dhe metoda të eliminimit të informacioneve të pavërteta, të cilat paraqiten në internet.

“Filtrimi i informacioneve të pavërteta mund të jetë i vështirë. Mediat janë të obligueshme të transmetojnë vetëm informacione të verifikuara, por secili nga ne është burim potencial i informacioneve dhe mund të publikojë në internet”, deklaroi Xheni Sarxhent, drejtor i përgjithshëm i asociacionit “First draft njuz” (Versioni i parë i lajmit).

Asociacionin në tetor do ta prezantojë onlajn platforma, përmes së cilës mediat anëtare do të mund të verifikojnë sa një e dhënë është besueshme.

Asociacionin e përbëjnë Fejsbuku, Tuiter, Jutjub, gazetat “Nju-Jork Tajms”, “Uashington post”, pastaj CNN, ABC njuz, Pro-Publika, Frans Pres, “Telegraf”, Frans enfo”, “Bazfid njuz”, Al Xhazira Media Netuork…. Amnesti Interneshënël, Qendra gazetareske evropiane, Instituti amerikan për shtyp, Rrjeti ndërkombëtar për verifikim të fakteve gjithashtu janë pjesë e Asociacionit.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *