Home / Kryesoret / Filloi viti i ri akademik në UT

Filloi viti i ri akademik në UT

e solemnitet, i cili u mbajt në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës sot filloi viti i ri akademik në këtë institucion të arsimit të lartë në Maqedoni.

Rektori i UT-së Vullnet Ameti në fjalimin me këtë rast informon se kjo është gjenerata e 22-të e studentëve dhe numri i tyre është rreth tre mijë brucoshë në të gjitha fakultetet mësimore dhe programet e UT-së. Ai edhe për këtë vit paralajmëroi ndarje të bursave studentore.

“Sot UT-ja është veçmë e ngritur në një institucion shkencor dhe arsimor në dimensione kombëtare dhe rajonale, duke i tërhequr drejt vetes profesorët më të mirë nga vendi dhe rajoni, personalitetet më të respektuar në arsim, shkencë dhe kulturë në përgjithsi. Universiteti ynë siguron studime cilësore dhe diploma të pranuara edhe jashtë vendit, ku mund t’i vazhdoni studimet e mëtutjeshme ose të punësoheni sipas aftësisë suaj profesionale dhe kualifikimit”, tha Ahmeti.

Me vendimin e Senatit të UT-së, nënvizoi, çdo vit ndahen bursa për studentët të cilët në universitet gjatë studimeve arrijnë suksese të shkëlqyera.

“Ndarja e bursave të studentëve dha shumë rezultate të shkëlqyera dhe i nxiti studentët, e rriti konkurencën dhe i dha frytet e saj në kualifikimin e juristëve, mjekëve, profesorëve, inxhinierëve dhe kuadrit tjetër të nevojshëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përparimin shoqëror”, theksoi Rektori i UT-së, Ameti.

Universiteti Tetovës numëron 13 fakultete, 75 programe studimore, më shumë se 115 drejtime studimore dhe shumë institute hulumtuese-shkencore, ku studiojnë rreth 18 mijë studentë vendor dhe të huaj.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *